Skip to content

Britania: “Karton të kuq” për ligjet e BE-së

June 1, 2013

Britania: “Karton të kuq” për ligjet e BE-sëBE-së i duhet një sistem i tipit “karton i kuq” për parlamentet kombëtare që të bllokojnë ligjet e miratuara në Bruksel nëse mendojnë se zyrtarët e BE po e kalojnë masën. 

Me këto fjalë sekretari i Jashtëm britanik, William Hague do të prezantojë disa ide të Mbretërisë së Bashkuar për reformimin e Bashkimit Evropian, në një konferencë politike që do të mbahet në rrethinat e Berlinit.

Sipas raportimit të BBC, Hague pritet të thotë se “legjitimimi i krizës” po minon punën e institucioneve evropiane. Aktualisht parlamentet kombëtare mund të ngrenë “kartonin e verdhë” për të detyruar Komisionin Evropian që të rishqyrtojë ligjet.

“Por një “karton i kuq” do t’u jepte parlamenteve përkatëse të drejtën të bllokonin atë legjislacion mbi të cilin nuk duhet të bihet dakord në nivel evropian”, pritet të thotë zoti Hague.

Kryeministri konservator i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron planifikon të rinegociojë marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian.

Kjo do t’i hapte rrugën mbajtjes së referendumit për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar në radhët e Unionit, që është parashikuar të mbahet në fund të vitit 2017, nëse konservatorët fitojnë zgjedhjet e ardhshme.

Konferenca ku merr pjesë shefi i diplomacisë britanike, në Këniguinter, synon përmirësimin e raporteve mes Londrës dhe Berlinit zyrtar.

From → Europa

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: