Skip to content

Elhaida, zëri shqiptar i Italisë

June 1, 2013

Elhaida, zëri shqiptar i ItalisëElhaida Dani, zëri më i mirë i Italisë, në një intervistë ekskluzive për Top Channel rrëfen vështirësitë, ankthin, emocionet dhe gëzimin e madh që provoi në aventurën e saj në “The Voice of Italy”. 

Ajo vlerëson shumë bashkëpunimin dhe ndihmën e trajnerit të saj Riccardo Cocciante, ndërsa thekson se kanë qenë dy cmimet e marra në Top Fest 9, ato që e bënë të njohur në Shqipëri.

Elhaida Dani thotë se në fund të muajit qershor do të nxjerrë në bashkëpunim me “Universal”, albumin e saj të parë dhe videoklipet për këngët.

Ja fjala e Elhaidës për Top Channel:

Elhaida Dani: Emocione të papërshkrueshme. Të shpallesh fituese krejt papritur kështu është e mrekullueshme. Jam akoma e emocionuar dhe nuk di të lidh dy fjalë bashkë nga emocionet. Ishte e papritur. Nuk mendoja asnjëherë që, në rregull u shpalla fituese, por me 71 përqind të votave është tejet e fortë. Jam një shqiptare që jetoj në Itali dhe për mua është shumë. U jam mirënjohëse gjithë shqiptarëve, por edhe Italisë që më mbështeti.

Rikardo është njeriu më i mrekullueshëm që kam njohur ndonjëherë. Është jo vetëm artist i mrekullueshëm që kemi njohur të gjithë nëpërmjet këngës së tij, por është edhe njeriu më human, njeriu më i dashur që unë kam njohur. Unë jam e lumtur dhe e konsideroj veten me fat që kam njohur një njeri të tillë. Ai la cdo gjë prapa krahëve dhe u bazua vetëm tek zëri im dhe kjo më bën shumë të lumtur dhe e falenderoj me gjithë zemër.

Të këndoja mbrëmë me të Margheritta-n, shikoja që këndonte me dashuri dhe më besoi këtë këngë mua. Më bën të ndjehem shumë e lumtur dhe shumë e vlerësuar nga ai. Më vjen shumë mirë që fitova dhe gjithë puna dhe besimi i tij u shpërblye. Ai ka kompozuar një këngë për mua të cilën e këndova edhe mbrëmë. Është një këngë që e kishte kompozuar prej disa kohësh dhe e konsideronte të dashur për të dhe nuk kishte vendosur akoma kujt t’ia jepte. Ma dha ta dëgjoja dhe më thotë si mendon për këtë këngë? E këndova dhe më tha që të rri për mrekulli. Mbaje ti këtë këngë. Më tha: Elhaida, ma ki kujdes sepse është gur i çmuar për mua kjo këngë dhe mbrëmë atë gur të çmuar e ktheve në një diamant.

Gjithcka nisi nga Top Festi. Faktikisht besoja të merrja vetëm cmimin “Best New Artist” atë natë sepse ishte shumë e rëndësishme, pasi të marrësh cmim të tillë vlerësohesh që me pjesëmarrjen e parë, cmim që jepej nga fondacioni “Dritan Hoxha” dhe ishte shumë i rëndësishëm për mua, sic është për të gjithë shqiptarët. Shqiptarët më njohën nga Top Festi, i jam shumë mirënjohëse këtij programi që më dha këtë mundësi të merrja pjesë, i jep mundësi cdo artisti që cdo vit të marrë pjesë të promovojë këngën dhe muzikën e tij. Unë jam njëra ndër ata që kisha fatin të isha fituese e edicionit të nëntë.

Në fund të qershorit dhe fillim të korrikut do të dalë albumi im në treg me këngë të reja, me klipe me çdo gjë. Dmth një karrierë nga fillimi në Itali nga “Universal”.

Advertisements

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: