Skip to content

Gjendet gjak mamuthi, një hap larg klonimit të tij

June 1, 2013

Gjendet gjak mamuthi, një hap larg klonimit të tijZbulimi i mostrave të gjakut të mamuthit në Siberi, ka rritur shanset dhe shtuar shpresat e shkencëtarëve për të klonuar krijesën gjigante që mendohet se popullonte tokën rreth 10 mijë vjet më parë. 

Gjetja u bë në Arkipelagun e Novosibiriskut në veri të Siberisë ku mes akullit janë gjetur në gjendje të mirë edhe pjesë të indeve muskulore të mamuthit. Fillimisht grupi i shkencëtarëve të Universitetit Yakutsk menduan se bëhej fjalë për një fosil të ngjashëm me ata të zbuluar ndër vite, që nuk do të ndihmonte shumë, por kur panë indet muskulore dhe mes tyre pika gjaku në gjendje të lëngët, kuptuan se sa e rëndësishme ishte kjo gjetje.

Menjëherë është nënshkruar një marrëveshje që i jep të drejtën ekskluzive shkencëtarëve koreano-jugorë për të ndërmarrë procesin e klonimit të kafshës prehistorike duke përdorur qelizat staminale në bazë të ADN-së së siguruar nga ky zbulim.

Hwang Woo Suk, një shkencëtar i qelizave staminale, që në 2005 ishte i pari që klonoi një qen, tha se klonimi do të bëhet duke përdorur një elefant, shtatëzënia e të cilit zgjat 22 muaj.

Semyon Grigoriev, kreu i ekspeditës që kreu zbulimin e rrallë tha se fragmentet muskulare të gjetura kanë një ngjyrë të kuqe natyrale të freskët. Ai tha se temperaturat shumë gradë nën zera kanë ruajtur për mijëra vjet në gjendje të përkryer indet muskulare dhe pikat e gjakut në gjendje të lëngët.

Grigoriev thotë se gjetja e gjakut në gjendje të lëngët lë të mendosh se gjaku i mamuthit, që ka ngjyrë të kuqe të errët, përmban agjentë kundër ngrirjes, të njohur si krioprotektantë të ngjashëm me agjentët që gjenden me shumicë tek peshqit dhe gjallesat e tjera ujore që kanë për habitat ujërat me temperatura ekstreme nën zero.

Advertisements

From → Shkencë

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: