Skip to content

Google çon wi-fi në Afrikë dhe Azi

June 1, 2013

Google çon wi-fi në Afrikë dhe AziKolosët e teknologjisë shohin gjithnjë e më shumë drejt tregjeve në zhvillim. Pas telefonave smart dhe tabletave ‘low cost’,të lançuar posaçërisht për disa vende, interesi është kthyer tek infrastruktura. 

Një ide shumë origjinale vjen nga Google, që dëshiron të çojë sistemin wi-fi në Afrikë dhe në Azi, duke synuar tërheqjen e një publiku të ri prej miliona përdoruesish.

Ndërmarrja me seli në ‘Mountain View’ është e angazhuar në Shtetet e Bashkuara në projektin “Fiber”, falë të cilit po çon në disa qytete, si në Kansas Siti dhe Ostin në Teksas, bandën ultra të gjerë.

Sipas raportimeve të ditëve të fundit të “Wall Street Journal”, Big G po bën aleancë me autoritetet lokale të Afrikës nën-Sahariane dhe ato të Azisë jug-lindore për të ndihmuar, financuar, ndërtuar dhe menaxhuar rrjete pa kabëll me ndihmën e topave aerostatikë.

Kompania do të shfrytëzojë një rrjet të pezulluar gjysmë në ajër, pa nevojën e impianteve dhe kabllove, i lidhur me një rrjet smartfoni Android me kosto të ulët, të bazuar në mikroproçesorë me konsum të ulët. Për të arritur përhapjen e sinjalit edhe më larg, duhet gjithësesi të shfrytëzohen frekuencat televizive.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: