Skip to content

Italia raporton rastin e parë me Coronavirus

June 1, 2013

Italia raporton rastin e parë me CoronavirusItalia ka raportuar rastin e parë me “coronavirus”, një virus i ngjashëm me SARS-in, gjatë ditës së premte, një burrë 45-vjeçar që kishte udhëtuar nga Jordania, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. 

Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore, por po monitorohet i izoluar, deklaroi Ministria përmes një deklarate. Ai është shtruar në spitalin e Toskanës, për shkak të temperaturës së lartë, kollës dhe problemeve respiratore.

Një rezident në Itali, por me shtetësi të huaj, 45-vjeçari ka kaluar së fundit 40 ditë në Jordani, ku një nga djemtë e tij vuante nga një grip i paspecifikuar.

Arabia Saudite është një nga vendet më të prekura nga virusi, me 39 raste dhe 25 të vdekur deri tani, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Virusi, i cili shkakton kollë, temperaturë dhe pneumoni, është përhapur nga vendet e gjirit arabik në Francë, Britani dhe Gjermani. OBSH e ka quajtur atë Coronavirus-i, Sindromi Respirator i Lindjes së Mesme (MERS-CoV).

Ai është nga e njëjta familje virale, që shkaktoi shpërthimin e Sindromit të Ashpër Akut të Frymëmarrjes (SARS), që pushtoi botën në fund të vitit 2003 dhe la 775 viktima.

From → Bota, Europa

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: