Skip to content

Kinë, tjetër viktimë nga virusi i ri

June 1, 2013

Kinë, tjetër viktimë nga virusi i riRritet numri i viktimave të gripit të ri H7N9 në Kinë. Sipas autoriteteve lokale, një person në Shangai ka vdekur duke e çuar në 38 numrin e viktimave. 

Deri më sot Shangai është qyteti më i goditur nga virusi, me 33 raste infeksione të konfirmuara, 15 prej të cilave kanë përfunduar me vdekje, ndërsa të tjerat nga shtrime në spitale.

Shumica e këtyre të fundit kanë lënë dhomat e kujdesit shëndetësor dhe vetëm tre janë ende të shtruar, bëjnë me dije autoritetet. Në të gjithë vendin janë 131 rastet e infektimit me H7N9.

Rënia e variantit të ri të gripit të shpendëve në Kinë përbën një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut. Gjithësesi, virusi H7N9 nuk ka qenë ende në gjendje të përhapej mes njerëzve, gjë që kufizon kërcënimin e tij global.

Kërcënimi duhet të trajtohet me qetësi, por seriozisht, kanë paralajmëruar studiuesit, të cilët janë të shqetësuar për ritmin e përhapjes së virusit dhe efektin e tij. Kjo, pasi ka pasur një numër të lartë infektimesh që nga konstatimi i rastit të parë në muajin prill.

Profesor John McCauley, drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thotë: “Është e vështirë të verifikosh shifrat”. Infeksioni nga virusi shkakton probleme serioze pneumonike, helmim të gjakut dhe madje ndalon organet së funksionuari.

“OBSH e konsideron virusin një kërcënim serioz, por në këtë fazë ne ende nuk e dimë nëse do të përcillet nga njeriu tek njeriu”, ka shtuar profesor McCuley.

From → Shkencë

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: