Skip to content

Monaco zyrtarizon blerjen e Falcao

June 1, 2013

Monaco zyrtarizon blerjen e FalcaoMonaco ka zyrtarizuar pasditen e së premtes blerjen e Radamel Falcao nga Atletico Madrid. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit francez, Dmitry Rybolovlev. 

Miliarderi rus deklaroi në ceremoninë që mbylli sezonin e klubit të Principatës se sulmuesi kolumbian kishte zgjedhur të luante për bardhekuqtë: “Jemi shumë të lumtur që Falcao zgjodhi klubin tonë. Është një nder për ne që do të kemi në gjirin tonë një nga futbollistët më të mirë të botës.”

Kolumbiani ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me Monakonë dhe në Twitter shkroi: “Dua të njoftoj se do të luaj për AS Monaco! Objektiva të tjerë dhe sfida të tjera më presin!”

Në këtë mënyrë, Radamel Falcao bëhet blerja e katërt e Monaco për sezonin e ardhshëm. James Rodriguez, Moutinho dhe Ricardo Carvalho kanë nënshkruar më parë me klubin që deri tani ka shpenzuar 130 milionë euro në merkaton e verës.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: