Skip to content

Moratti ofron 30 % të aksioneve

June 1, 2013

Moratti ofron 30 % të aksioneveOfertës së miliarderit indonezian, Eric Thohir prej 300 milion eurosh për 100 përqind të aksioneve të Interit, apo 260 milion euro për 80 përqind prej tyre Moratti u është përgjigjur me një tjetër ofertë. 

Mediat italiane njoftojnë lajmin se pas bisedimeve të stërgjatura, presidenti i zikaltërve, që e trashëgoi klubin nga babai i tij, i ka ofruar miliarderit indonezian 20-30 përqind të aksioneve.

Burime nga klubi italian thonë se bisedimet kanë nisur që më datë 1 maj dhe se ato vazhdojnë me ritme të qeta, sepse s’ka asgjë për t’u nxituar. Thuhet se procesi i arritjes së një marrëveshje mes palëve dhe kalimit të aksioneve mund të zgjasë për muaj me radhë.

Në marrëveshjen e mundshme pritet të përfshihet edhe partneriteti mes presidentit Moratti, nëse ky i fundit do të ruajë shumicën e aksioneve të klubit dhe miliarderit indonezian për ndërtimin e stadiumit të ri.

Megjithatë, gjithcka është në fazën fillestare dhe lajmi për bisedimet është konfirmuar nga vetë Moratti që deklaroi se gjithcka është komunikuar në media deri më tani përsa i përket shifrave të ofruara nga Thohir, është e vërtetë.

Erick Thohir, ditën e premte ka ndryshuar ofertën e tij për 80 përqind të aksioneve, duke “rrumbullakosur” tashmë në 300 milionë euro, për 100 përqind të vlerës së klubit milanez.

Ofertës i bashkangjiten edhe garancia për të shlyer borxhet e mbartura si dhe angazhimi për të investuar 100 milionë euro në merkato.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: