Skip to content

Pas 19 abortesh, më në fund një fëmijë

June 1, 2013

Pas 19 abortesh, më në fund një fëmijëNjë nënë e re tregoi të gjithë entuziasmin e saj, ndërsa mbante në duar vajzën e saj të parë, të lindur në shtatzaninë e saj të 20. 

Në një intervistë për një kanal kombëtar britanik, 37-vjeçarja Jo Short tregoi se në 14 vite martesë, kishte pësuar 19 aborte spontane.

Ajo vuante nga një sëmundje e pazakontë, e quajtur endometriosis, e cila godet strukturën e mureve të mitrës, duke i dobësuar ato deri në një pikë të atillë, sa që probabiliteti për barrë jashtë mitre rritet në mënyrë tepër të lartë.

Zonjës Short iu desh një ndërhyrje novatore në fushën e farëzimit artificial, për të pasur mundësi që të lindte, së bashku me bashkëshortin e saj, një vajzë që gëzon shëndet të plotë.

”Jeta ime është karakterizuar nga ulje-ngritje dramatike. Sa herë kam shpresuar që do të kisha një fëmijë, aq herë shtatzania prishej dhe ndihesha e shkatërruar. Megjithatë, tani që kam Emily-Kate, mund të them se e gjithë kjo periudhë ja ka vlejtur”, deklaroi nëna, me të bijën e saj ndër duart, gjatë intervistë së dhënë në programin e televizionit “ITV”.

Advertisements

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: