Skip to content

Racizmi, FIFA ashpërson rregullat

June 1, 2013

Racizmi, FIFA ashpërson rregullatFIFA ka ashpërsuar rregullat në luftën kundër racizmit. Tani skuadrat rrezikojnë rënien nga kategoria apo përjashtimin nga një kompeticion në rast të incidenteve serioze që lidhen me racizmin. 

Masat e reja të FIFA-s parashikojnë ndarjen sjelljeve raciste të tifozerive apo të lojtarëve në fushë në dy kategori kryesore. E para është kategoria e sjelljeve që regjistrohen për herë të parë dhe pa pasoja të rënda, që dënohet me gjobë, heqje pikës apo paralajmërim për skuadrën dhe kategoria e dytë është ajo e ofendimit të rëndë racial të përsëritur që dënohet me heqje pikës, përjashtim apo rënie nga kategoria.

Kreu i task forcës së organizmit botëror të futbollit, Jeffrey Webb e cilësoi ashpërsimin e dënimeve si një moment historik për futbollin.
Vendimi i FIFA-s mbërrin pas numrit në rritje të incidenteve me sfond racist në kampionatet elitare, sidomos në kampionatin italian dhe në Premier Ligën angleze, ku në shënjestër kanë qenë futbollistët me ngjyrë.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a comment