Skip to content

Tornado godet sërish Oklahomën

June 1, 2013

Tornado godet sërish OklahomënPesë persona raportohen të kenë vdekur si pasojë e motit të përkeqësuar përreth Oklahoma City-t, bën të ditur një zyrtar i një spitali. Mes viktimave janë një nënë dhe një fëmijë, ka njoftuar zëdhënësi i spitalit. 
Spitali “Integris Canadian Valley” në Yukon regjistron 5 të vdekur dhe 14 pacientë të tjerë, 3 prej të cilëve në gjendje kritike, tha Broke Cayot, zyrtar i spitalit.
Të gjitha paralajmërimeve dhe emergjencave për tornado në Oklahoma City u ka kaluar afati pas orës 21:00, me orën lokale, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. Paralajmërimet për përmbytje mbeten ende në fuqi, për pjesën më të madhe të zonës.
Duke i quajtur qindra të bllokuar në trafik, në Oklahoma City, si “rosa të ulura” në pritje të tornadove të tjera, autoritetet kanë urdhëruar popullsinë të braktisin automjetet e tyre dhe të gjejnë vende strehimi të ulta.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar emergjenca për tornado në disa zona brenda dhe në periferi të kryeqytetit të Oklahoma-s, teksa tornadot duken se po lëvizin jashtë zonës së Moore, pranë periferisë së Bethany, në veri të Union City, dhe jashtë bazës së Forcave Ajrore “Tinker”.
Pjesë të autostradës ndërshtetërore 35 dhe 40, që bashkojnë Oklahoma City me Moore, janë kthyer në “varreza makinash”, tha shërbimi i motit, duke paralajmëruar se të bllokuarit e prekur nga një trafik i rëndë janë “në rrezik”.

Advertisements

From → Bota, SHBA

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: