Skip to content

Zvicra kufizon kuotat për emigrantët

June 1, 2013

Zvicra kufizon kuotat për emigrantëtNë Zvicër kanë hyrë në fuqi kuotat e caktuara nga qeveria për qytetarët e Bashkimit Evropian që mund të shkojnë atje për të punuar për një vit. 

Zvicra, që nuk është vend anëtar i BE-së, deklaron se emigracioni ka arritur nivele të papranueshme, me të huajt që përbëjnë çerekun e popullsisë.

Autoritetet zvicerane kanë arritur një sërë marrëveshjesh me BE-në për lëvizjen e lirë të qytetarëve, në këmbim të aksesit në tregjet evropiane.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se hyrja në fuqi e kuotave mund të vërë në rrezik marrëdhëniet. Shumica e emigrantëve në Zvicër vijnë nga vende si Gjermania, Spanja, Portugalia dhe Italia.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se emigrantët portugezë që kërkojnë punë do të preken më shumë nga skema e re.

E dërguara e BBC në Gjenevë thotë se Zvicra nuk duhet të ankohet shumë. Ajo ka një kuotë papunësie më pak se 3 për qind, një rritje ekonomike më të lartë se parashikimet dhe një monedhë të fuqishme në tregun valutor.

Një deklaratë e fundit e qeverisë thotë se numri i personave në ardhje në vend ka tejkaluar numrin e atyre që largohen me 80 mijë njësi në vitet e fundit.

Qeveria zvicerane është nën presion politik nga të dyja krahët, e majta dhe e djathta, që deklarojnë se emigracioni ka arritur nivele të papranueshme.

From → Europa

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: