Skip to content

Eliminohet nga “Britain Got Talent”, tenton vetvrasjen

June 2, 2013

Eliminohet nga “Britain Got Talent”, tenton vetvrasjen

Eliminimi në gjysmëfinalet e “Britain’s Got Talent” çoi në tentativë vetvrasje një prej konkurrentëve, zbuloi ditën e shtunë “Daily Mail”. 

Një zbulim i tillë, njëkohësisht, shërben për të shtruar pyetje të reja, mbi impaktin që kanë spektaklet e këtij formati në psikologjinë e pjesmarrësve, të cilët vendosen përballë votës së ftohtë të jurisë e publikut.
Scott Whitley, i cili impresionoi jurinë me një kërcim të veçantë, arriti deri një hap larg finales, por u eliminua pas një paraqitje të dobët në gjysmëfinale, më parë gjatë muajit maj.
30-vjeçari, i cili për t’iu dedikuar spektaklit kishte hequr dorë nga puna e tij si instruktor fizik, deklaroi: “Eliminimi më bëri që të ndihesha në depresion të thellë dhe nuk mund të pushoja së qari. Mendoja se jeta ime nuk kishte më kuptim dhe piva një sasi hapesh për t’i dhënë fund jetës. Për fatin tim të mirë, organizimi nuk i përballoi dhe i volla”.
”Në atë moment e kuptova se sa poshtë kisha rënë”, vazhdoi dëshminë e tij i riu. “Ëndrra e famës dhe parave të thjeshta është shumë e fuqishme. Shpresoj që rrëfimi im të shërbejë për të ndërgjegjësuar ata që kanë të njëjtën ëndërr, për t’u përgatitur shpirtërisht mbi faktin se fituesi është njëri, ndërsa të gjithë të tjerët janë humbës”.
Ky edicion i “Britain Got Talent”, një prej spektakleve më të ndjekur në vend, ka ngjallur debate edhe për pjesëmarrjen në të të një fëmije 5-vjeçar, e gjithashtu një 11-vjeçareje.
Ndonëse dy këngëtarë të talentuar, psikologët paralajmërojnë se si djali, ashtu edhe vajza, janë tepër të vegjël e të paformuar për të përballuar presionin, si të suksesit apo humbjes, në fazat e mëvonshme të spektaklit.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: