Skip to content

Francë, gjyq për racizëm ndaj Marine le Pen

June 2, 2013

Francë, gjyq për racizëm ndaj Marine le PenLiderja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine le Pen, mund të përballet me një proces penal për racizëm, informoi të shtunën “Agence France Presse”. 

Autoritetet franceze vendosën që të hapin procesin ndaj lideres së “Frontit Kombëtar”, partisë së tretë më të votuar në vend, pasi politikania krahasoi lutjet e muslimanëve në Paris me pushtimin nazist të Francës.

Si deputete e Parlamentit Europian, Marine nuk u procedua në kohë për shkak të imunitetit që gëzon.

Megjithatë, imuniteti i saj u shfuqizua në një votim sekret nga Parlamenti Europian më herët gjatë kësaj jave.

Në kandimin e saj në zgjedhjet presienciale të vitit të shkuar, Le Pen u rendit e treta, pas Hollande dhe Sarkozy, me një rekord prej 18% të votave.

Rezultati i saj në zgjedhje provoi se vështirësitë financiare kanë ndikuar në forcimin e një fryme nacionaliste në Francë.

Marine le Pen, e cila “trashëgoi” Frontin Kombëtar nga babai i saj, mbështet daljen e Francës nga Bashkimi Europian, nga Eurozona dhe bllokimin e çdo lloj forme të emigracionit në vend.

From → Europa

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: