Skip to content

Google sjell dizajnin e ri të Gmail

June 2, 2013

Gjatë ditës së djeshme, Google edhe zyrtarisht e ka lëshuar dizajnin e ri të shërbimit të saj të emailave, Gmail, me të cilin synon që të ofrojë kontroll të plotë, përkatësisht organizim më të mirë të emailave, të cilat përdoruesit i pranojnë në baza ditore.

Në versionin e ri të Gmail është shtuar edhe opsioni për leximin dhe grupimin e emailave në kategori, të cilat shfaqen sikur butona në krye të listës së emailave.

Përkrah butonit primar, Google i radhit emailat tuaj edhe sipas kategorive si Social (prej miqve të cilët i keni në Google+), Promotions dhe Google Updates. Megjithatë, përdoruesit mund të shtojnë edhe kategori të reja, dhe t’i radhisin ato sipas dëshirës së tyre.

Gjithashtu, dizajni i ri i Gmail vjen edhe në versionin e uebit për platformat mobile si Android dhe iOS, dhe funksionet e njëjta do të ofrohen edhe në platformat mobile. Ndërsa, ata që nuk e pëlqejnë versionin e ri të Gmail, Google ka lënë opsionin e rikthimit të pamjes së vjetër të shërbimit.

From → Teknologji

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: