Skip to content

Sektori privat duhet të ketë rol primar në zhvillimin ekonomik

June 2, 2013

Sektori privat në Kosovë duhet të marrë rolin primar në zhvillimin ekonomik të vendit. Por për zhvillimin e këtij sektori nevojiten politika aktive dhe përmirësim i ambientit të biznesit, thonë njohës të çështjeve ekonomike në vend. Ndërkohë zyrtarë të qeverisë angazhohen për dialog publik privat për hartimin e politikave ekonomike.

Kosova vazhdon të jetë ndër vendet më pak të zhvilluara në rajon. Ndonëse ka rritje të vazhdueshme ekonomike, ajo është shumë e ultë dhe ndikohet kryesisht nga shpenzimet publike kapitale. Autoritetet dhe njohësit e çështjeve ekonomike pajtohen se sektori privat duhet të ketë rol primar në zhvillimin ekonomik të vendit. Ministri i financave, Besim Beqaj, thotë se sektori privat duhet të jetë bartës i zhvillimit, raporton RTK.

“Ajo çka kërkohet nga shteti është që të heqë dorë nga primati i zhvillimit ekonomik, këtë primat t’ia japë sektorit privat, rritja ekonomike të mos varet nga investimet publike kapitale nga buxheti, por të varet nga sektori privat, dhe ky është synimi i planit dhe vizionit ekonomik të cilin e ka miratuar më herët dhe tani është në fazën e implementimit”, tha Beqaj.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se zhvillimi i Kosovës mund të bëhet vetëm me angazhimin dhe përfshirjen e sektorit privat. Por ai kërkon që për zhvillimin e këtij sektori të merren masa konkrete.

“Në Kosovë më shumë flitet për mbështetje të sektorit privat sesa që bëhet. Është koha kur duhet të eliminohen barrierat, në rend të parë informale, korruptive, dhe prokurimi publik duhet të jetë në funksion të mbështetjes së biznesit vendor. Por në këtë drejtim çdo ditë e më tepër jemi dëshmitarë të ngecjes, e këtë e dëshmojnë edhe raportet e ndryshme nga institucionet që merren me vrojtimin e këtyre aktiviteteve”, tha Gerxhaliu.

Hulumtuesi i Institutit RIINVEST, Alban Zogaj, shfaq vërejtje se në Kosovë nuk ka pasur politika aktive ekonomike. Sipas tij zhvillimi i sektorit privat, varet drejtpërdrejt nga mjedisi biznesor dhe ekonomik. Në këtë drejtim, ai kërkon të bëhen përmirësime më të mëdha, dhe të krijohet mjedis më i favorshëm për investime të jashtme.

“Ekonomia, tregu i Kosovës duhet të bëhet atraktiv për investitorët e jashtëm, të cilët vijnë, investojnë dhe e zhvillojnë sektorin privat në Kosovë në disa sfera, pasi sjellin teknologji”, tha Zogaj.

Zogaj thotë se përveç përmirësimit të ambientit të përgjithshëm, ndikim të madh në rritjen e investimeve do të kishte edhe ulja e normave të interesit në kredi. Dhe kjo ulje sipas tij mund të vije si rezultat i rritjes së konkurrencës në sektorin bankar

From → Rajoni

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: