Skip to content

Tahiri: Jam marrë gjithmonë me diplomaci, s’merrem me qeverisje lokale

June 2, 2013

PDK po e sheh si opsion për kryetare të Prizrenit, Edita Tahirin. Sipas udhëheqësve të PDK-së, zëvendëskryeministrja mund të neutralizojë grupet e krijuara në Degën e Prizrenit. Por, kryetarja e ADK-së, Edita Tahiri ka thënë se nuk pranon asnjë pozitë në nivelin lokal të qeverisjes.

PDK-ja e Hashim Thaçit është duke menduar si opsion për Kryetare të Prizrenit Zëvendëskryeministren Edita Tahiri, e cila udhëheq Alternativën Demokratike të Kosovës, shkruan “Express”.

Burime brenda PDK-së kanë thënë se Tahiri mund t\’i neutralizojë grupet që janë bërë në Prizren brenda partisë.
Aktualisht në Prizren janë një grup që e përkrah kryetarin aktual, Ramadan Muja. Grupi tjetër e përkrah deputetin e PDK-së, Nait Hasanin, i cili ka deklaruar publikisht se e synon karrigen e të parit të PDK-së në Prizren.

Në këtë situatë zgjidhja është menduar jashtë strukturave të PDK-së. “Edita Tahiri mund të neutralizojë grupet brenda PDK-së dhe në të njëjtën kohë të fitojë Prizrenin”, ka thënë njëri prej udhëheqësve të PDK-së.

Por, kryetarja e ADK-së, Edita Tahiri ka thënë se nuk e pranon një pozitë të tillë, meqë deri më tash asnjëherë nuk është marrë me pushtetin lokal.

“Prej fillimit të karrierës sime jam marrë me diplomaci dhe me nivel qendror të qeverisjes. Pozita në qeverisjen lokale nuk i pranoj”, ka thënë Tahiri, në një bisedë për Gazetën Express.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në muajin tetor, ndërsa partitë ende nuk i kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për të udhëhequr me qytetet e Kosovës.

Për Prizrenin është përmendur nga LDK-ja që mund të rikthehet Eqrem Kryeziu, ndërsa partitë tjera ende nuk kanë ndonjë emër për kandidatë.

Kryetari aktual i Prizrenit, Ramadan Muja po akuzohet për krim, korrupsion dhe zhvatje gjatë udhëheqjes së Komunës prej vitit 2007.

Sipas burimeve brenda PDK-së, kryetari 74 vjeçar i Prizrenit do të përshëndetet me Komunën e Prizrenit në vjeshtën e këtij viti.

From → Rajoni

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: