Skip to content

WhatsApp fiton më shumë nga Android se sa iOS

June 2, 2013

Raporti i ri i Distimo thotë se shpenzimet për aplikacionet mobile kanë të dhëna tejet interesante, në tregje të caktuara, përkatësisht atë evropian, në krahasim me atë amerikan.

Në nivel global, Google Play po vazhdon të qëndrojë larg liderit Apple, e cila dominon tregun për të hyrat të cilat i krijon nga aplikacionet mobile në iOS.

Në prill të këtij viti, Google Play kishte 27 për qind të tregut, në krahasim me Apple e cila mban 73 për qind të tregut të aplikacioneve mobile, sa i përket të hyrave të gjeneruara.

Një vit më parë, ky raport ishte 19 me 81 për qind për Apple, dhe ndarja mes rivalëve kryesor të tregut është ende larg arritjes në 50 me 50 për qind të tregut, edhe pse me këtë trend të rritjes Google mund të arrijë në këtë nivel, pas disa vitesh.

Megjithatë, në disa tregje Google është ngadalë duke iu afruar Apple, dhe shifrat më mbresëlënëse të të hyrave në disa vende të caktuara i mban aplikacioni i famshëm për komunikim, WhatsApp.
Në tregun amerikan gjatë muajit prill, WhatsApp ka gjeneruar rreth 355 mijë dollarë nga AppStore, por jo më shumë se 41 mijë dollarë nga Google Play. Por të hyrat e WhatsApp nga Android mund të arrijnë deri në 500 mijë dollarë në tregun më të madh të aplikacioneve mobile në botë.

Për shembull, në Gjermani, WhatsApp, arrin të gjenerojë të hyra të ngjashme sikurse në SHBA. Një rast i ngjashëm është në Spanjë, prej nga aplikacioni nxjerr 90 për qind të të hyrave të saj nga ky vend përmes sistemit operativ Android.
Porosia e WhatsApp është; edhe nëse Android gjeneron më pak të hyra nga vendet e mëdha si SHBA-ja dhe Britania e Madhe, ku iOS udhëheq, platforma e Google mund të sjell më shumë para për zhvilluesit nga vendet tjera, kryesisht nga ato evropiane.

From → Teknologji

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: