Skip to content

1000 të dënuar pa karta identiteti

June 3, 2013
English: KQZ Logo Coat of arms of Albania

English: KQZ Logo Coat of arms of Albania (Photo credit: Wikipedia)

44-vjecari Gjergj Pepkola, i arrestuar për akuzën e vjedhjes me dhunë ndodhet në paraburgimin 313 në pritje të dhënies së një vendimi nga drejtësia dhe votën e tij të 23 qershorit do ta japë pikërisht nga këto ambiente. 
Pepkola nuk ka kartë identiteti për t’u identifikuar ditën e zgjedhjeve, sikurse edhe gati 1000 të dënuar të tjerë në të gjithë vendin e për këtë kompania “Aleat” me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka nisur brenda burgjeve pajisjen e këtyre shtetasve me mjetin e identifikimit në mënyrë që asnjërit prej tyre mos t’i mohohet e drejta e votës.
Gjatë një interviste për Top Channel kreu i sistemit penitenciar, Gazmend Dibra

“Kemi caktuar një grup pune që merret dhe lidhet me Ministrinë e Brendshme e cila ka detyrimin e përgatitjes së listave dhe insfrastrukturës së nevojshme. Pjesa e dytë është me KQZ për sigurimin e bazës materiale. Detyra më e vështirë e jona është marrja në konsideratë e të gjitha problematikave që kanë të dënuarit në lidhje me kartat e identitetit sepse shpesh kanë shumë problematike. Konstatohet një pjesë që i kanë kartat e identitetit në institucionet përkatëse, një pjesë i kanë kartat e identitetit, por jo në institucione, në polici, në familje, apo ku di unë ku, dhe pjesa tjetër është që nuk kanë fare karta identiteti. Një pjesë tjetër akoma më e vështirë është që kanë probleme me emrat në regjistrin elektronik i cili nuk përputhet me këtë që kërkohet. Të gjitha këto janë marrë në konsideratë dhe ne jemi në fazën e marrjes së aplikimeve. Kemi krijuar një mundësi shtrënguese për të prurë kartat e atyre që i kanë në shtëpi dhe institucione.
inkron jane gati njem ije te denuar qe skane karte te tjere i kane ne shtepie gati 900”, deklaron kreu i burgjeve, Gazmend Dibra.
Në total në burgjet shqiptare ndodhen 5164 të dënuar, ndërkohë që përjashtohen nga votimi për shkak të moshës vetëm të miturit që ndodhen në burgun e Kavajës.
“Jemi në proces të pajisjes me karta për gati 1100 të dënuar që nuk kanë karta identiteti. Janë rreth 900 e ca që i kanë kartat por nuk i kanë brenda institucioneve, i kanë jashtë institucioneve dhe janë të detyruar familjarët e tyre, të na i dërgojnë ne”, thotë Dibra.
Sipas zotit Dibra burgjet do të kalojnë në gatishmëri një javë para zgjedhjeve, një procedurë normale kjo e parashikuar në rregulloren e brendshme të këtij institucioni.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: