Skip to content

Dietat, katër gabime që nuk duhet të bëjmë

June 3, 2013

Pranvera erdhi dhe të duket kollaj të thuash “tani filloj dietën”. Tani që trupi ekspozohet më shumë, plazhi, dielli, deti, festa, sigurisht që duhet të jesh në formë më shumë se kurrë. Iku dimri me veshjet e shumta e që të jep mundësinë të fshehësh kilet pas pallots apo xhupit të trashë. Po mban dietë? Atëherë ja katër gabimet që nuk duhet të bësh.

Gabimi i parë

Duhet të keni gjithnjë parasysh kaloritë që merrni çdo ditë. Asnjëherë nuk kemi parasysh sa kalori marrim edhe kur hamë ndonjë gjë të vogël që të duket sikur nuk të shton aspak në peshë. Si ta kuptoni se sa hani? Shënoni çdo ditë çfarë hani gjatë vakteve dhe midis tyre.

Gabimi i dytë

Gabimi i dytë që bëjmë gjatë një diete është ai që mbivlerësojmë aktivitetin fizik. Shpesh mendojmë që mund të hamë ç’të duam sepse gjatë aktivitetit fizik mund të eleminojmë çfarë kemi ngrënë. Por ndodh që sporti që bëjmë mund të mos jetë mjaftueshëm në krahasim me atë që hamë.

Gabimi i tretë

Nuk hamë me orare të rregullta, zakon që ndikon te uria. Pas orë të tëra pa ngrënë, hamë sa plasim. Pra është e rëndësishme të nisim ditën me një mengjes të mirë, pastaj të hamë drekën dhe darkën.

Gabimi i katërt

Një gabim që duket se nuk ka lidhje me dietën është gjumi. Nuk flemë mjaftueshëm. Stresi që provokohet kur nuk flemë mjaftueshëm na shtyn të hamë më shumë dhe mbi të gjitha të dëshirojmë më shumë karbohidrate. Ndaj nëse nuk duam të shtojmë në vend që të rrëzojmë kile, bëni kujdes edhe me gjumin në mënyrë që të zgjohemi të shlodhur.

From → Lifestyle

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: