Skip to content

Dita Botërore pa Duhan, Shuperka: 39 % e popullsisë duhanpirës

June 3, 2013

Dita Botërore pa Duhan, Shuperka: 39 % e popullsisë duhanpirësDuhanpirja në vend qëndron ende në shifra të larta, ndërkohë që në prag të Ditës Botërore pa Duhan specialistët e shëndetit publik përcjellin mesazhe sensibilizuese për jetë të shëndetshme.

“Rreth 39 % e qytetarëve konsumojnë duhan, 60 % meshkuj dhe 18 % femra, ndërkohë që duhanpirja në moshën 13-15 vjeç është 11.5 % që i përket klasave të 8 dhe të 9-ta, si dhe viti i parë i shkollës së mesme”, tha sot eksperti për problemet e duhanit, Roland Shuperka. Sipas tij, studimet tek studentët e infermieristikës, stomatologjisë dhe mjekësisë, 4 në 10 prej tyre pijnë duhan.

Tema e zgjedhur për Ditën Botërore pa Duhan për këtë vit është “Ndalimi i reklamave të duhanit, promovimit dhe sponsorizimit”.

“Është arritje që sot nuk kemi reklama nga kompanitë e duhanit në rrugë, revista, gazeta, etj”, tha Shuperka, ndërkohë që, sipas tij, kërkohet që të rritet çmimi, akzciza në mënyrë që të bëhet më pak e aksesueshme nga të rinjtë.

Duhanpirja shkakton dëmtim të mushkërive, të zemrës, sëmundshmëri më e shpeshtë, përkeqësim të astmës, etj.

From → Shkencë

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: