Skip to content

Kujdesi për veten, rregullat e bukurisë universale

June 3, 2013

Kujdesi për veten, përveçse një praktikë estetike, para së gjithash është një gjest dashurie. E sidomos tashmë që vera ka trokitur në derë, dhe jeni më të ekspozuara ndaj gjithçkaje ja disa këshilla bukurie për të vlerësuar dhe për të pëlqyer veten, kështu siç jeni:

Fakti që nuk keni një mashkull në krah nuk është një pretekst për të lënë veten pas dore. Të kujdeseni për veten është një detyrim para së gjithash ndaj vetes, pastaj ndaj tij.

Ekzistojnë disa gjeste të vogla bukurie që të bëjnë menjëherë të ndiehesh më e sigurt pavarësisht gjendjes sentimentale.

Ekzistojnë disa gjeste të vogla bukurie që të bëjnë menjëherë të ndiehesh më e sigurt pavarësisht gjendjes sentimentale.

Mos bëni shumë grim, rrezikoni të humbisni fytyrën tuaj të vërtetë duke ju bërë të dukeni qesharake. Më mirë fokusohuni tek një veçanti, buzët ose sytë, zgjidhni ju. Përdorni më shumë grim gjatë mbrëmjes, por pa e tepruar!

Ngjyrë e shuar, njolla në fytyrë, pamje e lodhur, defekte të cilat akoma nuk i keni pranuar… Ç’bën akoma? Kujtohu se estetika bën të munduar thuajse gjithçka. Ndaj mjaft u qave dhe vepro!

Tërhiq vëmendjen me pjesët e trupit që mendon se i ke më të bukura. Nxirri në dukje dhe do të kuptosh se ia vlen.

Parfumi është gjithmonë një kënaqësi. Por nëse e tepron rrezikon ta transformosh në një aromë të bezdishme për atë që të qëndron pranë, prandaj kujdes!

Zbukuro imazhin tënd duke zgjedhur modelin e flokëve, aksesorët, veshjen dhe grimin që të përshtatet më shumë. Nuk është e thënë që gjithçka e re që vjen nga moda të përshtatet edhe ty.

Bukuria kalon edhe nga pranimi i defekteve që ke. Psikologjikisht, është provuar se pranimi i defekteve fizike ju bën të ndiheni më mirë. Për këtë, përpara se të vraponi te estetisti ose te kirurgu, provoni një herë të tregoni dukshëm defektin që keni. Kjo është njëra prej rrugëve të shumta drejt pëlqimit të vetes dhe pëlqimit nga të tjerët.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: