Skip to content

Mjekra është e shëndetshme

June 3, 2013

Nëse me kalimin e kohës mjekra është bërë një fenomen i modës, ajo është duke u bërë ilaçi më i liri në botë.
Qimet e fytyrës përmbajnë përfitime të mira për shumë simptoma. Sidomos në lidhje me rreziqet që lidhen me ekspozimin ndaj diellit. Në një studim mësojmë se mjekra do të ngadalësojë rrezatimet e diellit deri në 90 % apo 95 %.

Kanceri i lëkurës, melanoma, ose më thjesht djegia nga dielli mund të shmangen nëse nuk rruhemi në mëngjes. Më mirë akoma, mjekra e mbron gjendjen e lëkurës, e cila kur është e ekspozuar para diellit plaket shumë shpejt.
Mjekra dhe mustaqet do të jenë gjithashtu shumë të dobishme në parandalimin e formave të astmave si dhe alergjive. Qimet filtrojnë ajrin duke mos i lënë asnjë shans alergeneve nga hyrja në vrimat e hundës, njofton Albinfo.

Përballë ftohjes dhe sëmundjeve kronike mjekra gjithashtu ka një efekt të vogël. Gjithashtu qimet janë një mur i vërtetë kundër motit të ashpër të dimrit. Mjekra është një mjet “izolimi”, i cili “pengon fizikisht të ftohurit”.

Dhe për t’ua mbyllur gojën atyre që thonë se nuk ka asgjë më të pistë se një mjekër, shkrimi i lartpërmendur jep një argument përfundimtar: pasojat e rruajtjes për lëkurën. Rruajtja me shkumë thekson rritjen e puçrrave dhe infeksioneve bakteriale të lëkurës.

Por, pa dyshim se arsyeja më bindëse është ai që ka të bëjë me suksesin pranë vajzave. Me sa duket mjekra e gjatë u jep atyre një pamje të një burri të fortë me karakter të fortë dhe intelektual.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: