Skip to content

Rama: KQZ dhe Kolegji s’përmbysin dot vullnetin e popullit

June 3, 2013

Rama: KQZ dhe Kolegji s'përmbysin dot vullnetin e popullitKryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaron se në zgjedhjet e 23 qershorit vullneti i popullit do të vendosë fitoren e të majtës në një segment mes 77 dhe 80 mandateve dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor, të dy këto institucione të Berishës, sipas Ramës, nuk do të mund të përmbysin dot rezultatin. 
Në një bashkëbisedim me gazetarë në selinë e PS-së, në lidhje me çështjen e shkarkimit të tre gjeneralëve nga Presidenti Nishani, Rama theksoi se ky akt do të shqyrtohet konform Kushtetutës pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Rama me këtë rast akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes, duke theksuar se ky institucion është kthyer në një cerdhe ku vlon korrupsioni.
Ndërsa sa i takon miratimit të tre ligjeve të njohura, si ligjet e integrimit dhe votimit që u realizua me

shumicë votash në Parlament javën e shkuar, Rama theksoi se fati i statusit kandidat nuk lidhej me këto tre ligje dhe se Shqipëria ka shumë detyra që duhet të përmbushë për të fituar statusin kandidat për në Bashkimin Evropian.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: