Skip to content

Afrikë, shtyhet proçesi ndaj Pistorius

June 4, 2013

Afrikë, shtyhet proçesi ndaj PistoriusAtleti afrikano-jugor Oscar Pistorius është rishfaqur në gjykatë për herë të parë që kur u lirua me kusht pas vrasjes së të dashurës së tij. 

Seanca paragjyqësore ka qenë e shkurtër, me prokurorët dhe avokatët mbrojtës që kanë kërkuar një shtyrje të proçesit deri në muajin gusht.

Pistorius qëlloi modelen Reeva Steenkamp përmes derës së tualetit në shtëpinë e tij në Pretoria më 14 shkurt. Ai mohon të ketë kryer vrasje, duke thënë se kishte vepruar për vetëmbrojtje pasi e kishte ngatërruar Steenkamp me një hajdut.

Çështja ka pak gjasa që të hyjë në një proçes konkret gjyqësor të paktën deri në fillim të vitit të ardhshëm, raporton korrespondenti i BBC në Afrikën e Jugut.

Seanca e së martës në gjykatën e Pretorias është ndjekur nga motra, vëllai dhe të afërm e miq të zotit Pistorius. Atleti, i veshur një kostum gri, është shfaqur i përmbajtur në fytyrë përballë kamerave dhe aparatëve fotografikë.

Prokurorët kanë kërkuar që seanca të shtyhet deri më 19 gusht, duke thënë se duhet kohë për hetime të mëtejshme. Akuza ka thënë gjithashtu se për datën në fjalë ka rënë dakord edhe pala mbrojtëse.

Gjyqtari i çështjes ka rënë dakord për datën, por si akuza dhe mbrojtja kanë kërkuar të mos publikohen detajet e marrëveshjes për shtyrjen e proçesit.

Zoti Pistorius nga ana e tij ka folur vetëm një herë duke thënë: “Po, zoti gjykatës”, kur është pyetur nëse e kishte kuptuar saktë vendimin.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: