Skip to content

Ban Ki Moon vlerëson marrëveshjen

June 4, 2013

Ban Ki Moon vlerëson marrëveshjenSekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon e mirëpret marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë, e arritur më 19 prill në Bruksel. 

Këtë qëndrim Ki Moon e shpreh në raportin e tij të fundit mbi zhvillimet në Kosovë, që do të diskutohet nga mesi i muajit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe një delegacion i Kosovës, që do të kryesohet nga kryeministri Hashim Thaçi.

“Kjo është një arritje historike. Përgëzoj udhëheqjen politike në Prishtinë dhe Beograd që treguan durim, largpamësi politike dhe bënë gjënë e duhur për të bërë të mundur një progres të vërtetë”, thotë Ki Moon në raportin e tij.

Numri 1 i OKB vlerëson më tej se: “Rezultatet e arritura në dialog hapin rrugën për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës” dhe kërkon që, “me të njëjtën frymë kompromisi, vendosmërie dhe vullneti të mirë të realizohet zbatimi i marrëveshjes në të dyja anët e lumit Ibër”.

Kryeministri Thaçi nga fillimi i javës së ardhshme do të nisë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara me takime të nivelit të lartë në Uashington.

Më pas ai do të shkojë në shtetin Ajouas, partner ushtarak i Kosovës, për ta përfunduar turin me pjesëmarrjen në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: