Skip to content

Futet në burg për të lënë duhanin

June 4, 2013

Një grua kaliforniane ka zënë me shpulla një polic të cilin e takoi rastësisht në rrugë.

Motivi? Donte të linte duhanin. Etta Mae Lopez, 31 vjeç, shpresonte që të arrestohej dhe të mbahej në burg, ku nuk do kishte mundësinë të ndizte asnjë cigare.

Gruaja e ndaloi në rrugë dhe më pas iu sul duke e qëlluar me shpulla në fytyrë. Menjëherë pas kësaj gruaja u arrestua.

Pas shoqërimit në polici, gruaja tregoi arsyet e veprimit të saj, duke shpjeguar se donte të shfrytëzonte ligjin antiduhan në burgjet kaliforniane

Ndër të tjera shpjegoi se veprimi i saj nuk ishte një gjest i improvizuar, por një plan i detajuar mirë pasi kishte gjithë ditën që priste një polic për ta sulmuar.

31 vjeçarja tha se e dinte se dënimi i saj nuk do të ishte shumë i gjatë, por do të ishte i mjaftueshëm për ta bindur që të linte duhanin.

Pjesa e parë e planit funksionoi, pasi Lopez u dënua me 63 ditë burg, por nuk dihet nëse ajo do i kthehet sërish duhanit kur të jetë e lirë.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: