Skip to content

Izolojnë fëmijët për 3 vjet për të luajtur video-lojëra

June 4, 2013

Burgosin fëmijët për tre vjet në një shtëpi të lëvizshme, ndërkohë që vetë luanin video-lojëra. Ky është lajmi i arrestimit të një cifti bashkëshortësh të fiksuar pas lojërave kompjuterike në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara. 

Lester dhe Petra Huffmire, që të dy 41 vjeç u arrestuan të premten nga policia amerikane pas raportimeve për abuzime me dy fëmijët e tyre. Raportimet për këto abuzime kishin mbërritur në polici nga burime të ndryshme.

Në momentin kur u gjetën dy fëmijët, 5 dhe 10 vjeç ishin të traumatizuar. Ata mendohet se janë mbajtur të mbyllur për 3 vite me radhë për të mos shqetësuar dy prindërit që luanin “World of Warcraft” në kompjuter.

 Bashkëshortët e arrestuar

Fëmijët ishin të dobësuar dhe në gjendje të rëndë higjenike. Banesa e tyre e lëvizëshme ishte e pushtuar nga mbetjet ushqimore që prindërit u jepnin hera pas herë si dhe nga rrjeta merimangash. Ajo që ka rënduar akoma më shumë jetesën në izolim të dy fëmijëve, ishte mungesa e një banjoje.

Ndaj çiftit të 41-vjeçarëve rëndojnë akuzat e abuzimit me fëmijë dhe heqje e lirisë. Mediat amerikane që publikuan lajmin, shkruajnë se nëse gjenden fajtorë për akuzat e ngritura kundër tyre, bashkëshortët Huffmire rrezikojnë dënimin me nga 7 vite burg.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: