Skip to content

Letra e pazakontë e ndarjes së një cifti

June 4, 2013

Letra e pazakontë e ndarjes së një ciftiNjë letër lamtumire e një vajze është bërë më e klikuara në internet, me rreth 1.2 milionë klikime në tre ditë. Nuk dihet se cili është çifti, por vajza mendoi për një ndarje të veçantë. 

Kur zbulohet një tradhti, zakonisht reagimet janë pothuajse të njëjta: të bërtitura, zënka, të qara. Vajza anonime, autore e letrës, në fakt ka reaguar ndryshë, sigurisht në një mënyrë tepër origjinale.
Vajza ia paketoi veshjet, video lojërat, kompjuterin, televizorin dhe ia shpërndau në vendet ku çifti kishte kaluar momente të ndryshme.

 

Dhe ja përmbajtja e letrës:

“Përshëndetje i dashur!

E gjen dot se kush e ka lënë “Facebook”-un hapur dhe kush ka marrë një mesazh nga Kelsi? Po! Ti! Por mos u shqetëso, nuk kam thyer asgjë.

Në fakt, u tregova kaq e mirë sa t’i paketova të gjitha gjërat. Madje shpika edhe nje lojë të lezetshme, duke ditur se ty të pëlqen shumë të gjesh gjëra (edhe vajza të tjera)! Ja dhe vendet ku mund t’i gjesh:

Veshjet i ke te vendi ku u takuam për herë të parë.
Video lojërat janë te vendi ku dhamë puthjen e parë.
Laptopi yt është atje ku blemë video lojën e parë së bashku.
Televizori yt është atje ku bëmë për herë të parë dashuri bashkë.

Pjesa tjetër e gjërave të tua, përfshirë edhe fotot që kemi bërë bashkë në këto dy vjet janë TE SHTËPIA E KELSIT!
Argëtohu! Ah, mos harro! Nuk kam thyer apo dëmtuar asgjë, por nuk mbaj përgjegjësi nëse e ka bërë dikush tjetër. Gjueti të mbarë!”

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: