Skip to content

Mississippi, aktakuzë për dërguesin e “ricin”-ës

June 4, 2013

Mississippi, aktakuzë për dërguesin e “ricin”-ësNjë person në shtetin amerikan të Mississippi-t akuzohet për dërgimin e letrave me ricinë ndaj presidentit Barack Obama dhe dy zyrtarëve të tjerë. 

James Dutschke do të përballet me 5 akuza për zhvillimin, prodhimin dhe magazinimin e substancës helmuese, kërcënimin e presidentit dhe pengimin e hetimeve. 41-vjeçari mund të dënohet me burgim të përjetshëm dhe gjoba të rënda, nëse shpallet fajtor.

Autoritetet arrestuan fillimisht një imitues lokal të Elvis-it, në lidhje me dërgimin e letrave, por akuzat iu hoqën vetëm 6 ditë më pas. Paul Curtis, 45 vjeç, tha se mendonte se ishte vënë në shënjestër. Ai dhe Dutschke e njihnin njëri tjetrin, por nuk kishin lidhje, sipas raporteve të mediave amerikane.

Aktakuza e jurisë u dorëzua kundër Dutschke gjatë së premtes. Avokati i tij, George Lucas, tha për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, përmes një email-i, se klienti i tij nuk do të deklarohet fajtor për asnjë nga 5 akuzat.

Dutschke u arrestua më 27 prill, në Tupelo të Mississippi-t, dhe akuzohet se ka dërguar letra me ricinë ndaj presidentit, senatorit të Mississippi-t, Roger Wicker, dhe Sadie Holland, gjykatës i shtetit Lee, më 8 prill.

Në një rast të ndarë nga ky, letra me ricinë janë dërguar edhe ndaj kryebashkiakut të New York-ut,

From → SHBA

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: