Skip to content

Real, 147 mln euro për Bale dhe Suarez

June 4, 2013

Real, 147 mln euro për Bale dhe SuarezReali i Madridit këmbëngul në objektivin e tij, që është asi uellsian i Totenhemit, Gareth Bale. Mediat britanike shkruajnë se për mesfushorin, presidenti i madrilenëve, Florentino Perez është i gatshëm të bëjë çmendurira. 

Sipas “Times”, Perez ka ofruar 100 milion euro për Totenhem në mënyrë që skuadra londineze të pranojë prishjen e kontratës me të. Për momentin gjithcka mbetet në kuadër të zërave, por nëse është e vërtetë, atëherë Reali do të vendosë një tjetër rekord në merkaton, duke tejkaluar shifrën prej 94 milion eurosh me të cilën bleu Ronaldon nga Manchester United.

Perez nuk ndalet me kaq. Për të harruar sezonin e dështuar që Reali la pas, si dhe për të qenë sa më konkurues përballë Barcelonës, që ka siguruar tashmë talentin brazilian, Nejmar, po mendohet edhe një goditje në sulm.

Emri i përfolur është Luis Suarez, sulmuesi uruguajan i Liverpulit që kërkohet edhe nga Juventusi. Megjithatë konkurenca e bardhezinjëve duket se nuk përbën problem për Realin që ka ofruar plot 47 milion euro për t’i shkëputur skuadrës angleze asin problematik të saj

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: