Skip to content

Sekretet e vajzave të “Big Brother”

June 4, 2013

Sekretet e vajzave të “Big Brother”Dita e shtunë solli edhe finalen e shumëpritur të edicionit të gjashtë të “Big Brother Albania”, një eksluzivitet i “Top-Channel”. 

Anaidi u kurorëzua si fitues, por ky edicion do të mbahet mend gjithmonë edhe për formatin e tij të veçantë, me sekretet me të cilat banorët hyjnë në lojë, si një kartë e fshehtë që rriti rivalitetin dhe enigmën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por, cilat ishin sekretet e femravb dhe sa i ruajtën ato nga zbulimi? “Pasdite” në “TCH” solli të hënën në studiot e tij tre prej konkurrenteve, të cilat u ndalën gjerësisht në sekretet e tyre.

E para që mori fjalën, një prej figurave më të dashura të këtij “Big Brother”, Eldora Koçi, tregoi se sa e rëndësishme ishte për të që të zbulonte një sekret aq të madh sa ai i sëmundjes së saj të rëndë, talasemisë maxhor.

“Ndihem shumë herë më e çliruar, shumë më e lirshme mbi mënyrën se si e njohin Eldorën njerëzit edhe me këtë sekret. Shumë persona u çuditën, duke ditur faktin që jam një njeri i çiltër dhe i hapur, shumë prej shoqërisë nuk e prisnin një sekret të tillë nga unë e më thonin se përse nuk i kisha thënë këtë sekret askujt. Megjithatë, reagimi i tyre më bëri të ndihem shumë herë më e qetë. Nëse do t’ia thoja dikujt më parë, nuk e di se si do të reagonte, ndërsa kështu ia thashë të gjithëve njëkohësisht, dhashë një mesazh sensabilizues për këtë sëmundje, aq më tepër që unë e di nga eksperienca ime, se edhe shumë mjekë nuk e dinë mirë se çfarë është talasemia”, deklaroi Eldora, e cila këmbëngul se “nuk kam ndonjë sekret tjetër në jetën time, jam shumë e çiltër dhe e hapur. Ky ishte një sekret shumë i madh për mua e u prit shumë mirë”.

Nife Roçi, e njohur gjerësisht me pseudonimin e saj Rike, nisi komentin e saj nga përvoja e “Big Brother”-it. “Për Shqipërinë nuk dija pothuajse asgjë. Jam larguar shtatë vjeç dhe në këtë kohë qëndroja maksimumi vetëm një javë dhe njoh vetëm Durrës e Tiranë, prandaj mora vendimin e të kthehesha këtu, në një mënyrë për të njohur edhe më mirë vendin tim”, tha Rike.

E futur në lojë pa asnjë sekret, gjithsesi bukuroshja durrsake ngjalli shumë dyshime mes banorëve të tjerë. “Ka patur shumë dyshime tek unë, mendonin se nuk isha banore e rregullt, një e infiltruar, mbase edhe nga disa provokime të vogla që i bëja qëllimisht. Kjo ndodhi mbase edhe ngaqë hyra shumë vonë, duke thënë se përse hyri një banore e re nga mesi”, shtoi ajo.

E megjithatë, Rike një sekret e krijoi, nga ajo letër enigmatike që Elona i shkruajti asaj. “Kushdo ka sekretet e tij dhe unë normalisht di t’i mbaj, të mijat dhe ato të shoqeve. Ky është një sekret ndaj mbetet deri në fund i tillë. Nuk pres ta thotë Elona, bëhet fjalë për diçka shumë private dhe nuk kemi përse ta ndajmë me të tjerët”, theksoi Rike.

E pyetur për të njëjtin sekret, e pranishme edhe ajo në studio, Elona u përgjigj: “Në lidhje me ketë sekret janë ngritur shumë dyshime, por nuk më bëri përshtypje kjo. Diçka që nuk më pëlqeu është mënyra se si u paraqit tek publiku dhe kjo krijoi tek unë një opinion të keq, që nuk është i vërtetë e la të kuptojë gjëra që nuk jam”.

Duke shpjeguar më tej, e vetmja finaliste femër shtoi: “Në atë lojë kam luajtur gjithmonë në mbrojtje, jo sepse nuk kam ditur të bëja ndryshe, por thjesht kam pritur e kështu do të vazhdoj ta mbaj sekretin për veten time, sepse nëse do të dëshiroja të shprehja do ta shprehja. Të vërtetën e di vetëm unë dhe kjo nuk është ndonjë gjë që do të më rëndojë. Megjithatë, nuk ishte ndonjë gjë e madhe dhe më vjen keq që shkoi kaq larg”.

From → Show-biz

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: