Skip to content

SHBA, nis gjyqi ndaj spiunit të Wikileaks

June 4, 2013

SHBA, nis gjyqi ndaj spiunit të WikileaksKa nisur në Fort Meade në Merilend gjyqi ndaj Bradley Mannig, ushtari amerikan që akuzohet se ka nxjerrë sekretet e diplomacisë amerikane. 

Sipas akuzës, Manning ka siguruar 250 mijë kabllograme diplomatike dhe 500 mijë raportime nga fushë-beteja në Afganistan dhe Irak për Wikileaks në dy vitet, 2009 dhe 2010.

Ndaj tij rëndojnë 22 akuza. Manning ka pranuar fajësinë për 10 prej tyre, por refuzon 12 të tjera, ndër të cilat edhe akuzt më të rënda, si “ndihma për armikun” dhe “tradhëti e lartë” që nëse provohen nga gjykata rrezikon dënimin me burg të përjetshëm.

Rrjedhja e kabllogrameve diplomatike dhe e raportimeve nga Afganistani dhe Iraku cilësohet si më e madhja që tronditi diplomacinë amerikane. Për muaj me radhë, Wikileaks e Julian Assange publikoi letër-këmbimet e ambasadorëve dhe përfaqësuesve të tjerë të diplomacisë me Departamentin e Shtetit.

Ndërkohë, kur po mbushet një vit që nga koha kur themeluesi i Wikileaks, u strehua në ambasadën e Ekuadorit në Londër, pasi ky shtet dha atij azilin politik, Ministri i Jashtëm ekuadorian ka kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike me “Foreing Office”.

Asanzh hyri në ambientet e ambasadës së Ekuadorit me 19 qershor të vitit të kaluar pasi humbi apelin për ekstradimin e tij në Suedi, ku kërkohet për disa akuza të natyrës seksuale që australiani i mohon.

Frika e tij është se me të mbërritur në Suedi ai mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara në lidhje me akuzat për publikimin e kabllogrameve të famshme diplomatike që tronditen shumë marrëdhëniet e Uashingtonit me qeveri të ndryshme të botës.

Duket se ka një gatishmeri nga të dyja vendet për zgjidhjen diplomatike të cështjes, aq më tepër kur sipas policisë britanike që e ruan ambasadën e Ekuadorit 24 orë në 24, operacioni për ruajtjen e Asanzh që të mos largohet kishte arritur në 3 milionë sterlina deri në shkurt të këtij viti.

Advertisements

From → Bota

One Comment
  1. You actually make it seem so easy with your presentation but I find this matter to be actually something that I think I would never understand. It seems too complicated and very broad for me. I’m looking forward for your next post, I will try to get the hang of it!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: