Skip to content

SHBA, sanksione të reja ndaj monedhës iraniane

June 4, 2013

SHBA, sanksione të reja ndaj monedhës iranianeSHBA-të kanë zbuluar sanksionet e reja të ndërmarra ndaj Iranit, duke vënë në shënjestër monedhën kombëtare, duke rritur presionet ndaj Teheranit për të braktisur programin e tij bërthamor. 

Sanksionet përfshijnë dënime ndaj kujtdo, që lehtëson transaksione “të rëndësishme” në “rial” (monedha iraniane), apo që mban shuma të konsiderueshme të kësaj monedhe jashtë Iranit.

Një zyrtar amerikan tha se lëvizja e fundit mund të detyrojë institucionet të zbrazin depozitat në “rial”, duke e dobësuar edhe më tej këtë monedhë. Kjo është hera e parë, që SHBA-të kanë shënjestruar monedhën iraniane.

“Ky veprim premton të dobësojë monedhën iraniane, edhe më shumë nga sa është dobësuar, apo për ta bërë më të paqëndrueshme”, është cituar të ketë thënë zyrtari. “Idea është që ta bëjmë “rial”-in në thelb të papërdorshëm jashtë Iranit”.

Monedha iraniane ka rënë ndjeshëm ndaj dollarit amerikan gjatë dy viteve të fundit, e dëmtuar nga një sërë sanksionesh të ndërmarra kundër sektorëve kyç të Teheranit.

Ky është seti i 9-të i sanksioneve, që administrata e presidentit Barack Obama ka vendosur ndaj Iranit. Të fundit kanë përfshirë edhe sektorin e automobilave në Iran, një nga më të rëndësishmit në punësimin e iranianëve dhe një nga kontribuesit më të mëdhenj të ekonomisë iraniane.

Advertisements

From → SHBA

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: