Skip to content

Siria, OKB: Prova për armët kimike

June 4, 2013

Siria, OKB: Prova për armët kimikeKombet e Bashkuara deklarojnë se kanë gjetur prova për përdorimin e mundshëm të armëve kimike nga të dyja palët e përfshira në konfliktin në Siri. 
Në një raport thuhet se janë gjetur “baza të arsyeshme” se armët në fjalë janë përdorur të paktën katër herë në muaj maj dhe prill.
Megjithatë, komisioni hetimor i OKB-së nuk mund të sqarojë me saktësi se çfarë lloji agjentësh kimikë janë përdorur. Ai i ka bërë thirrje Damaskut zyrtar që të lejojë një grup ekspertësh të armëve kimike të vizitojë vendin.
Përdorimi i armëve kimike konsiderohet si një veprim shumë i

rrezikshëm nga Perëndimi, si për popullsinë siriane ashtu edhe për sigurinë e SHBA dhe BE.
Çështja në fjalë kundërshtohet nga Rusia, e cila pretendon se Perëndimi po mundohet të gjejë një pretekst për të hyrë ushtarakisht në Siri, njësoj siç bëri me Irakun në vitin 2003.
Një ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon paralajmëroi se të dyja palët ndërluftuese në Siri do të mbahen përgjegjëse për krimet e luftës që po ndodhin në vend.
Deklarata e Ki Moon u bë në kuadrin e një apeli adresuar presidentit Bashar al-Assad dhe kryengritësve, për të lejuar civilët që të evakuohen nga qyteti jugor i Kusairit, ku prej dy javësh po zhvillohet një betejë e ashpër dhe e përgjakshme për kontrollin e tij.
Gjatë betejës për Kusairin, anëtarët e ushtrisë së rregullt, të mbështetur nga trupat e Hezbollahut, janë akuzuar për goditjen me artileri të lagjeve të banuara nga civilë, pa u interesuar për fatin e të pafajshmëve të vendosur në zonat e luftimit.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: