Skip to content

Zemra në formë? Mjafton një javë pushime

June 4, 2013

Zemra në formë? Mjafton një javë pushimeEdhe vetëm një javë pushime mbron zemrën, ndërsa heqja dorë nga pushimet në tërësi shkakton depresion dhe shqetëson organin, duke e bërë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve. 

Sipas ekspertëve të mbledhur me rastin e Kongresit Kombëtar të Mjekëve në Fierence të Italisë, mungesa e relaksit dhe tensioni që vjen rrisin rrezikun e depresionit dhe ankthit, të cilat rrjedhimisht rrisin rrezikun e infarktit dhe iktusit.

Rreziku në fjalë është më i lartë edhe sepse zemra dhe venat, nëse nuk “fiket truri”, janë më të ekspozuara ndaj problemeve kardiovaskulare si hipertensioni dhe aritmia.

Por mjekët sigurijnë se mjafton vetëm një javë pushime për të reduktuar rrezikun, sidomos për të moshuarit ose subjektet me dy apo më shumë faktorë rreziku kardiovaskular që heqin dorë nga pushimet.

Studimi i kryer mbi 30 pacientë që kishin pasur një atak në zemër tregon se tensioni muskulor shkaktohet në 61 për qind të rasteve nga probleme social-ekonomike e izolimi social dhe në 34 për qind të rasteve nga vështirësitë në punë dhe familje.

Këta faktorë rrisin me 30 për qind rrezikun për depresion dhe ky i fundit nga ana e tij rrit me 20 për qind mundësinë për sëmundje kardiovaskulare, si infakti dhe iktusi.

From → Lifestyle

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: