Skip to content

Konflikt për pronën, armë ndaj përmbaruesve

June 5, 2013

Konflikt për pronën, armë ndaj përmbaruesveSërish tensione mes qytetarëve dhe përmbaruesve privatë. Mëngjesin e të mërkurës banorët e një shtëpie në rrugën “Fortuzi” në kryeqytet u përplasën me përmbaruesit privatë, të cilët kanë shkuar për të zbatuar një vendim të Gjykatës së Tiranës. Ata pretendonin se personi që deklarohet si pronar i godinës njëkatëshe nuk është pronari i ligjshëm. 

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se një prej familjeve nuk ka pranuar të zbatojë vendimi dhe është qëlluar me armë zjarri në drejtim të përmbaruesve, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Menjëherë pas ngjarjes, kanë ndërhyrë forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat kanë neutralizuar dhe shoqëruar në komisariat Artan Sadikun, ndërsa sekuestroi edhe një armë të llojit kallashnikov. Pas kësaj ngjarjeje, përmbaruesit janë larguar, duke shtyrë për një tjetër ditë zbatimin e vendimit të gjykatës.

Familja Sadiku pretendon se banon në këtë shtëpi prej vitesh, ndërsa shprehen se po nxirren në qiell të hapur duke u bazuar në dokumente të falsifikuara. “Po na nxjerrin nga shtëpia me padrejtësi, me letra të falsifikuara. Kjo shtëpi është e jona. Ka pasur një dhomë dhe një ahur. Zoti Rexhep Çali pretendon të marrë shtëpinë e babës tim. Kemi 8 muaj në terror, në presion. Jemi shkatërruar nga nervat. Unë jam anëtare e PD, kam punuar për këtë pushtet dhe po punoj akoma për t’i dhënë vota, dhe mua po më nxjerrin nga shtëpia”,- deklaroi vajza e familjes Sadiku. Ndërsa familja Çali pretendon se ka të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që vërteton pronësinë e banesës.

“Këtu banonin 3 familje, dy u larguan, kjo familje nuk largohet. Këta firmosën me përmbarimin dhe thanë na lini 7 ditë afat se do dalim, tani nuk pranojnë të dalin, na kërcënojnë se do na vrasin fëmijët. Ne vetëm po zbatojmë ligjet e shtetit”, u shpreh Saimir Çali.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: