Skip to content

Murinjo: Do vdesim në fushë për tu kualifikuar

June 5, 2013

Nëse te Barcelona vetëm ndonjë tifoz i thekur beson në përmbysjen e madhe ndaj Bajernit, te Reali i Madridit i pari që ka besim absolut është trajneri Murinjo. Por edhe lojtarët madrilenë shpresojnë. Pepe i pari, por edhe Ronaldo me shokë, por kurrsesi nuk duhet pësuar në “Santiago Bernabeu”. Ja si e komenton Murinjo: “Duhet të vdesim në fushë, asgjë nuk është e pamundur”. Nuk bëhet fjalë për një marsh lufte, por për thirrjen e trajnerit. Fitoi skuadra më e mirë në aspektin individual dhe kolektiv. Bënë presion të madh në gjysmëfushën tonë dhe na vendosën në vështirësi. Nuk e gjetëm dot rrugën e reagimit, por ky është një reazultat që mund të rikuperohet. Asgjë nuk është e pamundur. Tani të gjithë mund të thonë është e pamundur, por disa ditë më vonë të njëjtët mund të thonë; po, ishte e mundur. Nuk mund të garosh në një sfidë nëse nuk mendon se do të vdesësh në fushë”.

Portugezi nuk ka asnjë ankesë për arbitrimin, duke theksuar se faulli i Alonsos edhe mund të mos akordohej 11-metërsh, por ai këmbënguli edhe një herë në idenë se skuadra e Borusias e meritoi fitoren plotësisht. Në vijim, ai doli në mbrojtje të Sergio Ramos, duke i hequr gjithë peshën e fajit: “Është një djalë i zoti dhe ndihet shumë i zhgënjyer për këtë humbje që e ka të vështirë ta gëlltisë. Të flasësh për sjelljën e lojtarëve në fushë është e vështirë, sepse të gjithë dëshironin të jepnin maksimumin dhe unë preferoj të them se nuk ishin në lartësinë e duhur. Gabuam në disa gola, por të mos harrojmë që Diego Lopez na shpëtoi edhe nga një gol i pestë”.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: