Skip to content

Pse foshnjat finlandeze flenë në kuti kartoni?

June 5, 2013

Pse foshnjat finlandeze flenë në kuti kartoni?Të gjithë të ngjashëm, të paktën sapo lindin. Foshnjat në Finlandë futen në një kuti kartoni, një traditë e vjetër që është në fuqi që në vitet ’30 të shekullit të kaluar. 

Çdo fëmije të lindur, pavarësisht se cilët janë prindërit e tij, Qeveria i dhuron një pako me veshje e lodra, ndërsa për nënat dhurohet kutia e kartonit, që është një rit që pasohet ndër vite. Vetëm 5 për qind e femrave nuk e pranojnë dhe marrin shpërblim në para.

Por në 75 vjet brendia e pakos ka pësuar transformime, por gjithmonë sendet janë futur në një kuti kartoni, që shpesh bëhet krevati i parë për bebet. Sipas gojëdhënave, është pikërisht ky sekreti finlandez për një prej shifrave më të ulëta të vdekshmërisë foshnjore në të gjithë botën.

Një ritual kolektiv – Femrat tregojnë se është një dhuratë e parë e mrekullueshme për beben. Një traditë e tillë që është ruajtur ndër vite. Eshtë një moment që e përjetojnë të gjitha nënat në Finlandë. Për femrat ka një domethënie të veçantë dhe të thellë; bashkon njerëzit në një sens mbrojtjeje dhe ndarjeje sociale të diçkaje.

Një kuti kartoni përmes historisë – Kutia e parë e kartonit “premaman” u shpërnda nga qeveria e vendit skandinav në vitin 1938. Atë kohë, Finlanda ishte një vend i varfër, vdekshëria foshnjore ishte e lartë (65 për 1000 bebe të lindura) dhe kutitë iu jepeshin familjeve në vështirësi. Me kalimin e viteve, ligjet ndryshuan dhe kutitë iu jepeshin të gjithëve, me kusht që nënat të vizitoheshin nga doktori para se të dilnin nga muaji i katërt i shtatzënisë.

Endrra të bukura dje, sot dhe nesër – Kutia version 2013 përmban veshje për të porsalindur, veshje për dëborë, gërshërë për thonjtë, termometër për ujin e ngrohtë, por edhe prezervativë për prindërit. Dhe vetë kutia e menduar si krevat i ardhshëm, ka në fund një shtresë të hollë si dyshek. Nuk përmban biberon, sepse kërkohet promovimi i ushqyerjes me gji. Synimi i kutisë, përveç të mirave që ka brenda, ka qenë gjithmonë ai i dhënies kurajë për të qenit prindër. Sa për gjumin, krijimi i kutisë-krevat donte edhe të krijonte traditën e fjetjes së fëmijës veç nga prindërit. Dhe mes këtyre katër faqeve prej kartoni, sipas shumë personave, ndërsa rritej ideja e ngjashmërisë, ulej shifra e vdekshmërise foshnjore, sot një prej më të diskutueshmëve në botë.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: