Skip to content

Schwarzy dhe DeVito zbulojnë vëllanë e tretë

June 5, 2013

Schwarzy dhe DeVito zbulojnë vëllanë e tretëMendohej të ishin dy, në fakt janë tre. Situata komike krijohej nga fakti se njëri ishte i gjatë dhe i bëshëm, tjetri i shkurtër dhe i shëndoshë. Tani vjen i treti, që është me ngjyrë. Në fillim, binjakët e ndryshëm ishin Arnold Schwarzenegger e Danny DeVito. Në pjesën e tretë të filmit, që vjen pas 25 vjetësh, do të jetë protagonist edhe Eddie Murphy. 

Ishte vetë ish-guvernatori i Kalifornisë që dha lajmin se po punohej mbi pjesën e tretë të filmit “Binjakët”, që tani do të titullohet “Trinjakët”, që pritet të jetë shumë ndryshe nga të parët.

“Binjakët” (1988), drejtuar nga Ivan Reitman, fliste për një eksperiment shkencor, ku Mary Ann Benedict bëri fekondim artificial me spermën e 6 meshkujve të veçantë. Synimi ishte ardhja në jetë e një fëmije të jashtëzakonshëm, për të mirën e njerëzimit. Por në fakt lindën dy binjakë, që më të ndryshëm nuk mund të bëheshin: Julius, jashtëzakonisht i zhvilluar dhe Vincent, i vogël.

Filmi, suksesi i parë i Arnold Schwarzenegger në zhanrin komedi pas shumë prodhimeve aksion, ishte një sukses i pamat. Për filmin u shpenzuan 15 milionë dollare dhe u përfituan në të gjithë botën 217.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: