Skip to content

Flori Mumajesi fiton “Video Fest Muzikor 2013”

June 6, 2013

Flori Mumajesi ka qene triumfuesi i mbrëmjes ne ceremoninë e ndarjes se çmimeve muzikore “Video Fest Muzikor 2013”, i cili fitoi çmimin per videoklipin me te mire per këngën “Pa jete”. Ne ceremoni moren pjese qindra personazhe publike nga muzika, arti e politika. Mbrëmja bashkoi ne skene Shqipërinë dhe Kosovën, me interpretimin e Soni Malajt dhe Tunes me këngën “Vogue” ndersa atmosfera u ndez me rikthimin ne skene te grupit “Marigona”, Adrian Gaxhes dhe Florianit, “Fisniket”, Adrian Bujupi, Nora Istrefi e shume te tjere.  Te gjitha videoklipet ne nominim u vlerësuan me 17 çmime, ne cilat kryesonin këngëtaret nga Shqiperia Elvana Gjata me 4 dhe Flori Mumajesi me 5 nominime. Elvana Gjata u vlerësua me çmimin, “Klipi me i mire” per këngën duet me 2po2 apo kenga me e bukur R&B, Tuna terhoqi çmimin per kengen “I asaj” qe u vlerësua si klipi me performancen me te bukur, Dafina Zeqiri mori çmimin si klipi me i bukur pop, e cila falenderoi fansat përmes nje video mesazhi, por çmime tërhoqën njeri pas tjetrit edhe Ermal Fejzullahu dhe Gena, Adrian Gaxha, Vesa Luma e shume te tjerë.  Nuk kishte sesi ti mungonte edicionit te 11-te te ketij eventi, edhe parakalimi i yjeve mbi tapetin e kuq, nje tradite kjo qe starton mbrëmjen. “Video festi muzikor 2013” nisi ne oren 20:00 ne nje transmetim maratone ne ekranin e Vizion Plus dhe RTV 21 ne Kosove. Festivali i video-klipeve me te mira muzikore mbledh qysh prej vitit 2003 te gjitha yjet e artit muzikor nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora, me qellim promovimin e produksioneve me te mira shqiptare.

From → Show-biz

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: