Skip to content

FMN pranon gabimet me Greqinë

June 6, 2013

FMN pranon gabimet me GreqinëFondi Monetar Ndërkombëtar ka pranuar se ka bërë gabime duke i dorëzuar Greqisë ndihmën e parë ndërkombëtare për daljen nga kriza. 

FMN deklaron se ishte treguar shumë optimist për rikthimin e rritjes ekonomike dhe pranon se ristrukturimi i borxhit grek duhet të ishte shqyrtuar më herët dhe më saktë.

Greqisë iu dhanë 110 miliardë euro ndihmë nga Fondi dhe Bashkimi Evropian në vitin 2010, ndërsa një ndihmë tjetër prej 130 miliardë u aprovua për t’iu dhënë në shkurt 2012.

Ndihma e parë për shtetin helen erdhi si pasojë e frikës se vendi do të falimentonte për shkak të borxheve dhe se do të kishte efekt domino në radhët e eurozonës.

Por tani FMN ka publikuar një studim që rishikon menaxhimin e programit dhe ku pranon se konsensusi për të u dha nën rrethanat e një krize të jashtëzakonshme, pa bërë vlerësimet e duhura.

Një nga katër kriteret që iu vendosën programit ishte që borxhi të përballohej në terma afatmesëm, që siç thotë sot FMN, ishte shumë i nxituar.

“Pasiguritë ishin aq të mëdha, saqë stafi nuk ishte në gjendje të vlerësonte me probabilitet të lartë nëse borxhi mund të përballohej në një afat të tillë. Por stafi deshi të vazhdonte më tej me rrethanat e jashtëzakonshme për shkak të frikës se rrënimi i Greqisë do të kërcënonte pjesën tjetër të eurozonës dhe ekonominë globale”, thotë studimi.

FMN e ndryshoi kriterin për borxhin në një kriter ku ai nuk vlerësohej me probabilitet të lartë dhe tani thotë: “Rreziku i lartë i efektit domino u kthye në një alternativë justifikimi”.

From → Bota, Europa

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: