Skip to content

Japoni, rrjedhje radioaktive në Fukushima

June 6, 2013

Japoni, rrjedhje radioaktive në FukushimaUjë radioaktiv po rrjedh nga një depo-çisternë në impiantin bërthamor të Fukushimës, në Japoni, kanë njoftuar operatorët lokalë. 

Kompania që menaxhon impiantin, TEPCO, deklaroi se një punëtor zbuloi rrjedhjen në orët e vona të së mërkurës. Ndërsa të martën, TEPCO njoftoi gjithashtu se kishte gjetur cezium në ujin përreth impiantit.

Kompleksi bërthamor u dëmtua nga tërmeti dhe tsunami i vitit 2011 dhe që prej atëherë ka pësuar një seri rrjedhjesh dhe problemesh funksionimi, të regjistruara edhe në muajt e fundit.

Qindra çisterna janë ngritur në kompleks për të depozituar ujin e kontaminuar të përdorur për të ftohur bërthamat e nxehura të reaktorit.

Në një deklaratë për shtyp, kompania TEPCO deklaroi se uji i kontaminuar po rridhte nga një konteiner me një kuotë prej një rrjedhje në tre-katër sekonda.

Njoftimi i së enjtes i kompanisë, se rrjedhja është me përmasa të vogla, vjen pasi ajo pranoi të martën e uji në terrenin përreth impiantit është i kontaminuar.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare sugjerojnë se uji ka rrjedhur nga impianti ose depozitat e tij në tokë, gjë që kompania më herët kishte thënë se nuk ka ndodhur.

E gjitha kjo do ta bëjë më të vështirë për TEPCO që të bindë peshkatarët lokalë se nuk ka asnjë rrezik që ujin përreth impiantit ta derdhë në det përmes pompave.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: