Skip to content

Juventusi marrëveshje me Tevezin

June 6, 2013

Juventusi marrëveshje me TevezinJuventusi është mjaft pranë blerjes së “top player-it” të parë të premtuar nga drejtuesit. Sipas mediave italiane, drejtori teknik i bardhezinjëve, Marotta ka arritur marrëveshjen financiare me Carlos Tevez dhe tashmë pritet vetëm miratimi i City-t që s’besohet se do hapë probleme. 

Të njëjtat burime thonë se është arritur marrëveshja mbi pagën e lojtarit, që në Angli merr 9 milion euro, ndërsa Juventusi më herët nuk ka pranuar të ofrojë më shumë se 5 milion. Agjenti i sulmuesit argjentinas, para pak ditësh tha se klienti i tij është i gatshëm të lëshojë pe nga paga e tij e majme deri në 6.5 milion euro në sezon dhe jo më shumë.

Se sa është paga që Tevez do të përfitojë në rast të kalimit në Torino mbetet ende për t’u zbardhur së bashku me detajet e tjera të kontratës.

Por përsa kohë nuk ka asgjë zyrtare Tevez mbetet ende lojtar i City-t dhe një nga objektivat e Juventusit, që së bashku me Jovetic kërkon të përforcojë sulmin për sezonin e ardhshëm.

Sa për sulmuesin malazez të Fiorentinës, oferta më e mirë e bardhezinjve ka qenë 12 milion euro plus Quagliarella-n dhe gjysmën e kartonit të të riut Marrone. Por skuadra e drejtuar nga Montela ka refuzuar këto ofertë duke mos këmbëngulur tek qendrimi i saj për 30 milion euro para të thata.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: