Skip to content

Mavraj: Për Norvegjinë është “e pamundur”

June 6, 2013

IMG_9160

Dëmtimi i Debatik Currit në seancën e të martës ka prishur disi planet e trajnerit De Biazi para ndeshjes me Norvegjinë, pasi mendohet se shtatlarti mund të ishte zëvendësuesi më i mirë i Canës i pezulluar për shkak të kartonave. 
Gjithsesi kjo situatë nuk e shqetëson mbrojtësin Mërgim Mavraj, i cili thekson se grupi është më i rëndësishëm se individi.
“Ndeshjet e fundit kanë treguar që pak gola kemi pësuar dhe ky nuk është shkaku i Lilës, Canës apo Mavrajt, por e gjithë skuadrës që mbron e gjitha portën ndaj jam shumë optimist se mund t’ia dalim, pavarësisht këtyre mungesave”, u shpreh qendërmbrojtësi i kombëtares.
Mavraj u është përgjigjur në distancë edhe dy futbollistëve

shqiptarë që luajnë me Norvegjinë të cilët në mediat vendasve kanë deklaruar se do të bëjnë të pamundurën për të fituar në Qemal Stafa.
“Paskan folur si duhet, duke qenë se mendojnë për të pamundurën, pikërisht ashtu do të jetë për ta, e pamundur”, ironizoi Mavraj.
“Do të kemi të njëjtin përqëndrim si në ndeshjen që luajtëm atje, ku fituam duke pasur vetëm atë ndeshje në mendje. Tani kemi disa ndryshime në lojtarë, por nuk mendoj se ky mund të jetë një problem”, theksoi Basha.
Ndeshja Shqipëri – Norvegji do të luhet ditën e premte në orën 20:30 në “Qemal Stafa” dhe do të gjykohet nga një 3-she gjyqtarësh skocezë.
Në po të njëjtën ditë, Islanda do të përballet me Slloveninë e vendit të fundit, ndërsa me dt. 8 Zvicra do të ndeshet me përfaqësuesen qipriote.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: