Skip to content

Pagjumësia tek fëmijët, ja përse nuk flenë të vegjlit

June 6, 2013

Shkaqet dhe simptomat e problemeve të gjumit që prekin 15 përqind të fëmijëve dhe adoleshentëve janë të ndryshme. 20-30 përqind e fëmijëve që janë më pak se dy vjeç vuajnë nga pagjumësia.

Pagjumësia në moshë të vogël dhe në fazën e adoleshencës përfaqëson një prej shqetësimeve për të cilat kërkohet më shpesh ndihma e një pediatri. Bëhet fjalë për një problem që influencon jo vetëm tek fëmija, por tek e gjithë familja. Nëse fëmija yt zgjohet në mes të natës, edhe ti nuk mund të pushosh. Në dy vitet e para të jetës, pagjumësia është e pranishme tek 20-30 përqind e fëmijëve, ndërsa nga tre vjeç fillon e ulet me 15 përqind.

Dy të tretat e fëmijëve që vuajnë nga pagjumësia vazhdojnë të flenë keq edhe kur kalojnë moshën pesë vjeç dhe shfaqin sërish probleme me pagjumësinë kur kalojnë në fazën e adoleshencës.

Si manifestohet : Pagjumësia tek fëmijët mund të manifestohet me simptoma të ndryshme. Fëmijët i merr gjumi me vështirësi, zgjohen gjatë natës dhe kanë vështirësi të flenë sërish vetëm pa ndihmën e prindërve.

Shkaqet : Nëse fëmija fle keq, shkaqet mund të jenë të lidhura si me problem mjekësorë (si marrja e disa ilaçeve, astma ose një ushqyerje jo shumë e mirë), me probleme në sjellje, ashtu edhe mungesën e një ritmi të rregullt gjumë-zgjuar.

From → Shkencë

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: