Skip to content

SHBA, shembet ndërtesa, 6 të vdekur

June 6, 2013

SHBA, shembet ndërtesa, 6 të vdekurTë paktën 6 persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur, pas shembjes së një ndërtese në qendër të qytetit të Philadelphia-s, bëjnë të ditur zyrtarë të zjarrëfikësve. 

Ndërtesa 4-katëshe u shemb, duke dërguar pjesë të rrënojave deri në një dyqan armatimesh. Shembja ndodhi rreth orës lokale 10:30. Ndërtesa ishte duke u prishur, e megjithatë shkaku i shembjes ende nuk dihet, thanë zyrtarët.

Të 14 të plagosurit u transportuan në spital dhe kanë marrë plagë të lehta. Ndërtesa e shembur kishte ambiente komerciale dhe rezidenciale.

Komisari i zjarrëfikësve, Lloyd Ayers, tha se kërkimet do të vazhdojnë me ndihmën e qenve të kërkim-shpëtimit, deri sa ata të jenë të sigurt se asnjë tjetër nuk ka mbetur nën rrënoja.

Dëshmitarë thanë se dëgjuan një zhurmë kumbuese pak përpara shembjes. “Isha duke vështruar dritaren time dhe njerëzit që punonin në ndërtesë. Më pas, e vetmja gjë që di, është se dëgjova sikur diçka ra përtokë”, tha Veronica Haynes, e cila ishte në një apartament pranë vendngjarjes. “Më pas, siç keni parë, i gjithë blloku i murit ra poshtë, duke prekur edhe ndërtesën tjetër”.

From → SHBA

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: