Skip to content

Gjërat që nuk dini për hundën tuaj

June 7, 2013

Hunda duhet mbi të gjitha për të marrë frymë lirisht dhe deri këtu nuk ka asgjë të re. Më pas nevojitet për të nuhatur dhe për të ndierë erërat. Për disa të tjerë është edhe një element antistresi, pasi krruarja e hundës duket se ndihmon kundër stresit si dhe përmirëson sistemin imunitar.

Sipas mjekut kirurg, doktor John Clinger, ekzistojnë edhe disa funksione të tjera të hundës që jo të gjithë i njohin.

E para, që ndoshta një pjesë e mirë e njeh, është fakti se hunda prodhon mukozë për të mbrojtur mushkëritë tona, nga viruset, bakteret dhe grimcat e pranishme në ajër.

E dyta është se nga kjo mukozë hunda prodhon rreth 1 litër në ditë, pa arritur që ne ta kuptojmë.

Funksioni i tretë është se ndjenja e shijes varet pikërisht nga hunda. Plot 80% e ndjesisë së shijes varet nga hunda dhe nga nuhatja dhe jo nga shijimi përmes gjuhës. Kjo gjë mund të provohet fare lehtë nëse hamë diçka dhe mbyllim hundët.

Si përfundim e keni pyetur ndonjëherë veten se pse kur jemi të sëmurë kemi pak oreks, kjo gjë ndodh pasi në situata të tilla hunda prodhon thuajse 2 litra mukozë në ditë, mukozë të cilën e gëlltisim dhe që mund të ndikojë në oreks.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: