Skip to content

Gjumi, vetëm një hap larg vdekjes

June 7, 2013

Sipas një proverbi të vjetër grek, gjumi dhe vdekja janë motër e vëlla, megjithatë, ata nuk janë vetëm të lindur në të njëjtën strukturë të vetëdijes njerëzore, por janë dy fenomene pothuajse identike. Vdekja është një gjumë i përsosur. Gjumi është një përmbushje e paplotë e vdekjes ose më saktë profecia e natyrës së vdekjes së ardhshme. Natën ne flemë dhe për këtë arsye natën ne pjesërisht vdesim. Në të vërtetë, mund të shkojmë edhe më larg dhe të themi se gjumi dhe vdekja, si dhe të gjitha proceset e ndryshme dhe realizimet e fillesës, fazat e ndryshme apo funksionet e ndërgjegjes janë forma të ndryshme të të njëjtës gjë themelore.
Gjumi është kryesisht një funksionim automatik i ndërgjegjes njerëzore, vdekja është e njëjta, por në shkallë jashtëzakonisht më të madhe dhe është një prirje e nevojshme e ndërgjegjes, në mënyrë që ajo të mund të fitojë për pjesën psikologjike një pushim dhe zotërim të përvojës. Çdokush që ka qëndruar afër një personi në prag të vdekjes, duhet të ketë qenë i impresionuar me ngjashmërinë e jashtëzakonshme midis ardhjes së vdekjes dhe ardhjes së gjumit. Dallimi i vetëm mes vdekjes dhe gjumit qëndron në një shkallë. Ashtu si në vdekje, vetëdija gjatë gjumit bëhet pas një periudhe të shkurtër të pandërgjegjshme, fokusi i formave të aktivitetit të brendshëm mendor dhe dallimi kryesor mes të dyjave qëndron në atë, të cilën ne e quajmë ëndërr.
Në gjumë, pjesa psikologjike e njeriut nuk është e manifestuar nëpërmjet trurit fizik, në të vërtetë, është kjo mungesë ajo që e bën shkëputjen të përkohshme dhe na lejon të zgjohemi përsëri. Trupi fle sepse vetëdija nuk është më atje. Kur ne shkojmë në gjumë natën, rrëshqasim në një gjendje të fikëti të plotë. I vetmi ndryshim qëndron në faktin se nuk jemi të vetëdijshëm për anët më të larta tonat dhe e konsiderojmë gjumin e natës si një proces të thjeshtë fiziologjik. Si rregull, trupi fizik gjatë gjumit është i ruajtur nga një vello – një përmbledhje e substancës aurike – e cila zakonisht pengon lëndimin. Kjo ilustrohet më së miri në rastin e njerëzve të cilët rrallë herë vriten teksa ecin nëpër gjumë.
Fija vitale e jetës dhe e ndërgjegjes vibron në trurin fizik të një njeriu gjatë gjumit. Pikërisht kjo ndërgjegje është ajo që prodhon ëndrrat, disa nga të cilat sjellin kënaqësi, ndërsa disa të tjera mund të jenë të frikshme, të mbushura me ankth, madje në disa raste edhe të rrezikshme. Fija vitale mbetet e pathyer, në këtë mënyrë ajo bën që mendja të mbetet e ulur, trupi të mbetet pas dhe të ngrihet jashtë në hapësirë.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: