Skip to content

Konsumimi i peshkut në fëmijëri lufton alergjitë

June 7, 2013

 Konsumimi i peshkut në fëmijëri lufton alergjitëFëmijët që konsumojnë peshk që në vitet e para të jetës kanë një probabilitet që të preken shumë më pak nga alergjitë gjatë jetës së tyre, tregoi një studim. 
Një grup shkencëtarësh suedezë kryen një studim 12-vjeçar, duke marrë parasysh dietën e disa mijëra fëmijësh në moshën nga 1-5 vjeç.
Në përfundim të studimit, ata zbuluan se ata që ishin rritur duke konsumuar shumë peshk, kishin një tolerancë më të lartë të trupit ndaj alergjisë.
Ekzema, një irritim lëkure që është njëkohësisht një prej formave më të përhapura të alergjisë, bie me 26% mundësi prekje, tek ata që janë rritur në këtë mënyrë.
Një tjetër faktor rreziku që zvogëlohet nga kjo dietë është elementi që shkakton azmën apo alergji të disa llojeve, si alergjia që shkakton bari ose polenët e luleve.
Ndërkohë, rreziku për t’u prekur nga disa alergji reduktohet deri me 80%.
Megjithatë, studimi i përqendruar në 3 285 fëmijë, i Institutit Karolinska të Stokholmit, nuk arriti të identifikonte se cili është ai element konkret, që ndodhet tek peshku, në gjendje për të rritur në mënyrë të tillë të ndjeshme imunitetin e trupit ndaj alergjive.
Sipas studimit, mjafton që fëmijët e moshës 1-5 vjeç të konsumojnë një herë në dy javë peshk, për të përfituar këto rezultate të shkëlqyera.

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: